Shkurt.ch
Një qytet ku të gjithë do të ndjehen si të Cyrihut
10 vjetori i fillimit të mbështetjes për projektet e integrimit (10 Jahre Integrationskredit der Stadt Zürich).
Në këtë festë jubilare ishin të pranishëm mysafirë të shumtë, kryesisht përfaqësues organizatash që ishin të përfshirë në realizimin e projekteve për integrim, e të cilat kishin gjetur mbështetje nga Qyteti i Cyrihut.
Mirëseardhje atyre në Landwiesen të Cyrihut u ka dëshiruar numri një i qytetit, zonja Corine Mauch.
“Ne po festojmë 10 vjet të kredisë për integrim në qytetin e Cyrihut. Bëhet fjalë për 220 projekte të vogla dhe të mëdha që janë planifikuar dhe janë realizuar nga vitin 2002 nga organizata të ndryshme, të cilat kanë kontribuar për një jetë më të mirë ndërmjet popullatës vendëse dhe asaj që ka emigruar në qytetin tonë”, tha kryetarja Corine Mauch.
Corine Mauch tha se për kontributin në procesin e integrimit meritojnë mirënjohje realizatorët e projekteve, por një falënderim ka shkuar edhe në adresë të qeverisë, e cila ka qenë bashkëfinancuese e këtyre projekteve në nivel lokal.
Mauch tha se duhet transparencë dhe angazhim për të funksionuar integrimi.
“Nëse është fjala për të jetuar së bashku, integrimi nuk është gjithçka. Integrimi ndodh për çdo ditë, në punë, në shkollë, në klube, në dyqane, në rrugë. Prandaj integrimi nuk është vetëm për t’i takuar politikës dhe administratës, por të gjithë shoqërisë, të gjithë neve”, tha Mauch.
Kredia për integrim nuk e integron askënd, por bën shumë.
“Kjo bën të mundur që shumë njerëz të angazhohen. Shumë prej tyre e bëjnë këtë në kohën e tyre të lirë dhe pa ndonjë kompensim financiar. Kjo nuk është traditë, por një domosdoshmëri, madje edhe në Cyrih. Ne duam një qytet në të cilin të gjithë do të ndjehen si të Cyrihut (Zürcherinnen dhe Zurcher.)”, tha kryetarja e qytetit më të madh të Zvicrës.
Dhe procesi i integrimit po shkon mirë, sipas autoriteteve të qytetit të Cyrihut, duke pasur parasysh llojllojshmërinë e njerëzve.
Katër nga dhjetë qytetarët e Cyrihut janë të lindur jashtë vendit, ndërsa gjashtë nga dhjetë prej tyre kanë një sfond të ashtuquajtur migrimi, të paktën një prind e kanë të lindur jashtë vendit.
“Në punën tuaj dhe me projektet tuaja ju e plotësoni punën e administrimit në mënyrë ideale dhe shpesh jeni madje një hap para nesh. Kjo dëshmohet në veçanti në kredinë e qytetit për integrim. Shumë nga projektet e mbështetura kapin tema për të cilat shteti ende nuk kishte ndonjë përgjigje. Dhe shpesh ka ndodhur që aktivitetet e reja në fazën e parë të financoheshin nga kredia për integrim dhe në një fazë të dytë të merrej në dorëzim e të vazhdohej nga të ashtuquajturat “strukturat e rregullta’”, ka theksuar mes tjerash kryetarja e Cyrihut.
Ajo ka premtuar se do të vazhdojnë përkrahjen e projekteve nga kredia për integrim.
Në emër të drejtorit të Zyrës Federale të Migracionit, Mario Gattiker, të pranishmit në këtë festë i ka përshëndetur Adrian Gerber.
Përveç aperos, për mysafirët ishte rezervuar edhe një shfaqje teatri nga Qyteti i Cyrihut.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









