Kosova
Interesim i madh për Panairin e Punës në Prishtinë
Ofrohen 4 000 vende pune
Mbi katër mijë vende të punës po ofrohen nga 150 kompani private në Panairin e Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, GIZ-i gjerman dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Megjithatë, edhe interesimi i punëkërkuesve në këtë panair është mjaft i lartë, kryesisht prej moshës së re, të cilët shpresojnë që të gjejnë vende të punës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica gjatë hapjes së panairit tha se ngjarja e sotme ka të bëjë me rritjen e punësimit dhe aftësimit profesional.
“Ky panair ka karakter promovimin e vendeve të punës dhe përçojnë një imazh të mirë për investitorë të huaj”, ka thënë Reqica, raporton “Kosovapress”.
Njëkohësisht është hapur edhe edicioni i tetë i Panairit Virtual të Karrierës të organizuar nga Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.
Rektori i UP “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, i cili bëri hapjen zyrtare të panairit të karrierës, tha se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe pa UP-në është vështirë që të ndodhë ai ndryshim. Misioni i UP, ai tha se është për mësimdhënie, në mësimnxënie dhe kërkime shkencore.
Sipas tij, UP është një institucion i cili i bënë të fort edhe bizneset me student të kualifikuar.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











