Maqedonia
Nesër në Shkup mbahet konferenca shkencore me rreth 40 profesorë nga e gjithë Evropa
Në konferencë fjalim për gjysëm ore do mbajë drejtori platformës mediale në Zvicër, albinfo.ch, Bashkim Iseni, gjithashtu profesor në Universitetin e Fribourg, Zvicër.
Të premten (4 maj 2018) organizohet një Konferencë Shkencore ndërkombëtare nga Universiteti Nënë Tereza me temë “Emigracioni, Mobiliteti dhe Politikat sociale”, që ka për qëllim të nxjerr në pah trasnformimiet post-komuniste në Europën Juglindore, që ka çuar që shtetet të orientohen drejt demokracisë dhe tregjeve dhe institucioneve liberale. Në konferencë marrin pjesë rreth 40 profesore nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa fjalim hyrëse do mbajnë Rizvan Sulejmani, dekani i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Azis Pollozhani, rektor i UNT, si dhe Arbër Ademi, zv.ministri i arsimit dhe shkencës .
Më pas fjalimin për gjysëm ore do mbajë drejtori i platformës mediale në Zvicër, albinfo.ch, Bashkim Iseni, gjithashtu profesor në Universitetin e Fribourg, Zvicër.
Në konferencë do ketë edhe profesorë të huaj si Iraj Hashi nga Staffordshire University si dhe Rober Pichler nga akademia austriake e shkencës Austri.
Fisnik Muça, doktor i Shkencave Politike, do të marr pjesë në këtë Konferencë Shkencore me temën Kontributi i diasporës në mirëqenien e përgjithshme shoqërore – Rasti studimor qyteti i Dibrës. Në një komunikim për Albinfo.ch, Muça u shpreh:
“Dëshiroj të nxjerr në pah se çfarë roli ka pasur diaspora dibrane në demokratizimin e vendit, duke u fokusuar kryesisht në mirëqenien e përgjithshme shoqërore.”
Elisabeta Bajrami Ollogu, profesore në Universitetit Nënë Tereza – Shkup, gjithashtu është mes të ftuarve në konferencë. Rreth temës së saj ajo për albinfo.ch u shpreh:
“Nëpërmjet një kërkimi ndërdisiplinor qëllimi është të analizohet ndikimi i migracionit në regjimet kryesore të mirëqenies si dhe sfidat e politikës sociale gjatë adresimit të nevojave të grave migrante”.
Konferenca e ndarë në gjashtë panele do hapet në ora 8.30 dhe do zgjasë deri në 18.30.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











