CH-Ballkani
I kërkuar në Gjermani, arrestohet në Morinë
Një 28-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman.
Informacioni zyrtar i policisë bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin në Gjermani të K. R., 28-vjeçar, nga Vushtrria e Kosovës.
“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












