CH-Ballkani

Aksidentohet autobusi në Serbi, nëntë kosovarë të lënduar

Autobusi me pasagjerët shqiptarë ishte duke ardhur nga Ljublana.  

Në afërsi të Kurshumlisë në Serbi ka ndodhur një aksident autobusi ku kanë mbetur të lënduar nëntë kosovarë. Shoferi ka humbur kontrollin e autobusit në mëngjesin e sotëm (rreth orës 4.30 – e mërkurë), për shkaqe akoma të panjohura, ndërsa pasagjerët e lënduar janë dërguar në spitalin e Prokuples.

Autobusi me pasagjerët shqiptarë ishte duke ardhur nga Ljublana.

Rreth aksidentit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në Facebook:

“Sapo u informova nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, për aksidentin e autobusit në Serbi, me udhëtarë nga Kosova. Nga zotëri Sadiku u informova që dy udhëtarë janë hospitalizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë, kursë te tjerët nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor. Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë.”