Kosova
Në Kosovë nuk respektohen të drejtat e punëtorëve
Me gjithë gjendjen jo të mirë të punëtorëve në sektorin privat, ende mungon një organizim sindikal i cili do t’u dilte sado pak në ndihmë dhe mbrojtje të drejtave të tyre

Jo vetëm personat e papunësuar, por edhe ata që punojnë në Kosovë, vazhdojnë të përballen me probleme të shumta. Punëtorët vazhdojnë të ndihen të shpërfillur nga punëdhënësit, qoftë për kushtet e tyre të punës, sigurinë, mosrespektimin e orarit apo edhe për pagesat që pranojnë.
Tranzicioni nga ekonomia e kontrolluar nga sistemi i kaluar monist në ekonomi të tregut, sikurse në shumë vende edhe në Kosovë po përcillet me probleme. Kurse barrën kryesore dhe çmimin e paguajnë punëtorët, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Sektori privat karakterizohet edhe më tutje për mosrespektim të të drejtave të punëtorëve. Ky sektor, ka edhe numrin më të madh të punëtorëve dhe konsiderohet si gjenerator i zhvillimit ekonomik në vend, përcjell albinfo.ch.
Institucionet kompetente për të drejtat e punëtorëve kanë miratuar ligje të favorshme, por të cilat në shumicën e rasteve nuk zbatohen nga ky sektor, i cili edhe më tutje funksionon sipas nevojave dhe rregullave të pronarëve, madje me një numër të madh të punëtorëve pa kontrata të punës.
Me gjithë gjendjen jo të mirë të punëtorëve në sektorin privat, ende mungon një organizim sindikal i cili do t’u dilte sado pak në ndihmë dhe mbrojtje të drejtave të tyre.
Krijimi i sindikatës, sipas disa prej punëtorëve të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, mund të ketë si kundërpërgjigje nga punëdhënësit me largimin e tyre nga vendi i punës. Andaj, edhe nuk ka lëvizje të tilla.
Gona është nga Prishtina dhe aktualisht është e punësuar në një nga qendrat tregtare në kryeqytet. Ajo shkurt tregon se në vendin ku punon, nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, kurse për sindikatë as që flitet.
Një ndër kompanitë tregtare më të mëdha në Kosovë është “Elkos Group” me mbi 3 mijë punëtorë, por as aty nuk ka sindikatë.
Ramiz Kelmendi pronar i kësaj kompanie, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë se nuk e pengon krijimin e sindikatës në mënyrë ligjore, dhe që respekton të drejtat e punëtorëve, por jo sindikatë që dëmton imazhin e kompanisë.
Edhe udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) thonë se mungesa e sindikatës në sektorin privat ndikon për të keq sa i përket mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve.
Avni Ajdini, kryetar në BSPK-ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në Konfederatën Sindikale nuk është themeluar ende asnjë federatë për sektorin privat.
Krijimi i sindikatave, si në sektorin publik ashtu edhe atë privat, është i rregulluar më Ligjin për organizimin sindikal në Kosovë. Ky ligj ka për qëllim të rregullojë dhe të përcaktojë të drejtat dhe liritë e të punësuarve.
Sindikata ka një fuqi të madhe ligjore për t’i mbrojtur anëtarët e vet, duke përdorur edhe grevat e ligjshme. Po ashtu, sindikata mund të pezullojë punën e ndërmarrjes, derisa të drejtat e punëtorëve të mos diskriminohen.
Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha për Radion Evropa e Lirë se në çdo inspektim që bën, Inspektorati pyet nëse aty ka organizim sindikal. Por, siç thotë ai, Inspektoratit nuk i takon të organizojë sindikata.
Ndryshe, në bazë të ligjit, punëdhënësi është i obliguar që të krijojë kushte dhe lehtësira për veprime sindikale, duke përfshirë lejimin e qarkullimit në mjediset e ambientit të punës, lejimin e shpërndarjes së njoftimeve, broshurave, publikimeve dhe dokumenteve të tjera të organizatës sindikale për aktivitete sindikale.
Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, rreth 70 për qind apo mbi 357 mijë persona nga 15 deri në 65 vjeç janë të punësuar. Mbi 80 mijë prej tyre janë punonjës në sektorin publik.
Kurse 30.5 për qind apo mbi 156 mijë veta, llogaritet numri i të papunëve, përderisa sipas Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës,(BSPK) kjo përqindje arrin në mbi 40 për qind.
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€