Shkurt.ch
Zviceranët do të hetojnë nëse Arafati ishte helmuar
Një ekip në një laborator zviceran do të testojë mbetjet e liderit palestinez, Jaser Arafat, për të vërtetuar nëse për vdekjen e tij ishte shkaktar poloniumi.
Ishte dyshuar se për shkak të helmimit nga kjo substancë kishte vdekur lideri palestinez, Jaser Arafat, më 2004.
Hulumtuesit nga Instituti Radiologjik në spitalin universitar në Lausanne janë të gatshëm për të udhëtuar në Ramallah për të filluar testet në trupin e Arafatit. Ata kanë marrë ftesën në fillim të gushtit nga Autoriteti Palestinez.
Megjithatë, ata kanë qenë duke pritur dritën e gjelbër nga e veja e Arafatit, Souha ve Arafatit, e cila konfirmoi testin të enjten. Lajmin e ka konfirmuar për televizionin zviceran RTS avokati i saj, i cili tha se e veja e Arfatit qëndron prapa hetimit.
Në korrik, shkencëtarët, të cilët janë mandatuar nga rrjeti i lajmeve “Al Xhazira”, kishin bërë të ditur se kanë gjetur gjurmë të poloniumit në gjërat personale të Arafatit, të cilat i kishin marrë nga spitali ushtarak i Parisit, ku ai vdiq.
Mjekët francezë nuk kishin qenë në gjendje për të komfirmuar shkakun e vdekjes, pasi 75-vjeçari fituesi i çmimit Nobel ishte për trajtim mjekësor në Francë. Poloniumit kalbet shpejt, kështu që ekipi hulumtues zviceran dëshiron të veprojë më shpejt në kryerjen e testeve mbi trupin e Arafatit. Ata premtojnë se do t’i kenë rezultatet deri në fund të vitit.
Lideri palestinez, Jaser Arafat, vdiq në moshën 75- vjeçare në një spital ushtarak afër Parisit, në nëntor të 2004-ës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










