Kosova
Ndotja e ambientit në Prishtinë nga veturat e vjetra
Veturat e shumta që qarkullojnë nëpër kryeqytetin kosovar konsiderohen njëri nga shkaqet e ndotjes
116 studentë nga Universiteti i Prishtinës kanë dalë në disa pika të rajonit të Prishtinës për të bërë matjen e frekuencës së trafikut në qytete.
Kjo po bëhet në kuadër të projektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Organizatën Zhvillimore Japoneze (JICA), për identifikimin e ndotësve në rajonin e Prishtinës.
Në marrëveshje me Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore dhe atë Teknik, studentët punuan me ndërrime në një 24 orësh të ditës së punës dhe vikendit, shkruan ‘Kallxo.com’.
Nezakete Hakaj, udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtje nga Ndotja Industriale në Ministrinë e Ambientit shpjegoi sistemin e punës së studentëve që masin lëvizjen e veturave.
“Secili prej studentëve, janë nga dy, ku njëri student është në një anë të rrugës, tjetri në anën tjetër për të mundur ta shohin frekuencën në të dy anët. I kanë numëratorët apo numëruesit, ku i kanë të shënuara llojet e automjeteve, punojnë 40 minuta, pastaj kanë 20 minuta pauzë”, tregoi Hakaj, përcjell albinfo.ch.
Hakaj tha se projekti trevjeçar përmban disa komponente dhe pritet që të dilet me raporte vlerësuese sa i përket ndotësve të ajrit.
Brenda projektit në mars të këtij viti ishte bërë edhe matja e ndotësve nga amvisëria dhe industria.
Prishtina gjatë dimrit kishte ndotje ekstreme të ajrit, ndërsa në disa raste u priu qyteteve me ndotjen më të lartë në botë.
Veturat e shumta që qarkullojnë nëpër kryeqytetin kosovar konsiderohen njëri nga shkaqet e ndotjes.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












