CH-Ballkani

“Der Standard”: Bosnja një shtëpi e rrënuar prej shumë vitesh

Problemi më i ri i Bosnjës është kërkesa maksimale e kroatëve nacionalistë.

Bosnja është e ngjashme si një shtëpi, të cilës i janë shqyer muret, pa me menduar të ndërtohen të reja. Aty fillon të bie tavani, ndërsa dyert nuk mund të hapen. Përfundimisht e gjithë shtëpia nuk ka drejtpeshimin. Njerëzit nuk i besojnë më jetesës në këtë shtëpi. Është e rrezikshme.

Kështu shkruan fillimisht “Der Standard” duke u fokusuar në efikasitetin e Sarajevës zyrtare dhe në problemin e fundit: gjetjen e kodit të ri zgjedhor.

“Bosnja i ka zgjedhjet e reja në vjeshtë, ndërsa rrezikon të bojkotohen nga shumë parti si pasojë e mos gjetjes së gjuhës së përbashkët për implementimin e kodit të ri zgjedhor,” përcjell albinfo.ch. “Disa parti mund ta braktisin shtëpinë, ashtu si në Luftën 1992-1995.”

Problemi kryesor është te partia nacionaliste kroate HDZ, me shef Dragan Covic, i cili ka kërkesa maksimale për ulëset e kroatëve, me qëllim që të bëhet president i vendit. Një gjë e tillë nuk do pranohet jo vetëm nga boshnjakët nacionalistë muslimanë, por edhe nga partitë multi etnike. Covic ka marrë mbështetje edhe nga kryetarja e Kroacisë Grabar Kitarovic.

Bosnja duhet të çlirohet nga zgjedhjet etnike dhe ky pritet të jetë testi më i rëndësishëm i BE-së, pas shumë vitesh.