Kosova
Partitë politike pa konsensus për zgjedhje të parakohshme
Me ftesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partitë politike të Kosovës kanë marrë pjesë në një takim të përbashkët për të shqyrtuar gjendjen e krijuar në vend.
Ndonëse fillimisht ishte paralajmëruar se në takim do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, përfaqësuesi i partisë politike nikoqire e takimit, Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka theksuar se takimi nuk është ftuar që të diskutohet për zgjedhje të parakohshme, por për të diskutuar me subjektet politike dhe të bëhet përpjekje që të gjenden zgjidhjet për çështjet që janë me interes për Kosovën, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës tha se takimi i ftuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe temat e diskutuara në takim, kanë rastisur të kenë ngjashmëri me ftesën që ka bërë ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për një platformë gjithpërfshirëse dhe konsensus për temat kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se tash nuk është koha për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe se qëndrimi i PDK-së është se ky mandat qeverisës duhet të shkojë deri në fund.
Dardan Sejdiu, shef i Grupit të Deputetëve të Pavarur, thotë se takimi i përfaqësuesve të partive politike, ka ardhur pas kontekstit të ri të krijuar pas largimit të deklaruar të Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës. Ai ka theksuar se përfaqësuesit e secilit subjekt politik kanë shpërfaqur qëndrimet mbi temat, të cilat konsiderohen të mëdha.
Ai ka shtuar se në rast se do të ketë frymë të mirëbesimit, sinqeritet dhe seriozitet ndëmrjet partive politike, atëherë, siç ka thënë ai, mbase mund të ndërtohet një energji e duhur dhe e domosdoshme për të diskutuar edhe për zgjedhjet eventuale të parakohshme.
Blerim Kuçi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka theksuar se në takimin e së mërkurës, të partive politike, janë iniciuar diskutimet për temat, për të cilat në vazhdimësi është thënë se nevojitet konsensusi.
Bilall Sherifi, shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokratike, tha se në takimin e së mërkurës, secila parti ka shfaqur mendimin e saj për temat për të cilat kanë konsideruar se janë me interes. Megjithatë, siç tha ai, Nisma nuk mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Ilir Deda nga Alternativa tha se takimi i partive politike është vetëm nismë për të parë se a mund të ketë konsensus ndërmjet tyre për temat e mëdha.
Sidoqoftë, në këtë takim, partitë politike parlamentare dhe ato jashtë Kuvendit, janë pajtuar që takime të ngjashme sikurse kjo e ditës së mërkurë, të organizohen përsëri nga partitë tjera politike, me rotacion. Siç është thënë nga përfaqësuesit e partive politike, takimi i ardhshëm, së shpejti, pritet të organizohet nga Partia Demokratike e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










