Sport
Sefer Seferi: Asnjëherë nuk kam menduar se do të ndeshem me Fury
“Do të jetë një ëndërr e bërë realitet, asnjëherë nuk do të kisha menduar se do të ndeshesha me idhullin tim Tyson Fury”, shprehet Seferi
Meçi i ardhshëm i boksierit britanik, Tyson Fury, nuk është konfirmuar zyrtarisht, megjithatë, duket se do të jetë ndaj Sefer Seferit, shkruan “Daily Mail”, duke iu referuar “20 minutes”.
Për boksierin shqiptar nga Maqedonia, kjo do të ishte diçka madhështore për të. Meçi do të zhvillohet më 9 maj në Mançester të Anglisë, shkruan albinfo.ch.
“Do të jetë një ëndërr e bërë realitet, asnjëherë nuk do të kisha menduar se do të ndeshesha me idhullin tim Tyson Fury”, shprehet Seferi.
“Fury është një legjendë e boksit për shekullin 21. Ai është i gjatë, i fuqishëm, lëviz shpejt dhe e ka shkatërruar Wladimir Klitschko”, theksoi tutje boksieri shqiptar. Ai ka premtuar se do të luftojë për fitore dhe britaniku nuk do ta ketë aspak lehtë.
Ndërkohë, edhe vëllai i tij, Nuri Seferi, do t’i kthehet së shpejti ringut. Është vet boksieri që ka konfirmuar datën e mbajtjes së duelit të radhës, ndërkaq kundërshtari i tij do të jetë Toylor Mobika.
Përballja do të zhvillohet më 12 maj në Gabon të Afrikës, ku Nuri Seferi do të udhëtojë për të realizuar fitoren e radhës. “Të dashur miq, përgatitjet intensive tani janë në fazën përfundimtare. Më 12 maj në Gabon të Afrikës ndeshem me boksierin më të mirë të vendit, Toylor Mobika, ku shpresoj se do ta kaloj me sukses këtë ndeshje mjaft të vështirë”, u shpreh Nuri Seferi në rrjetet sociale.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











