Kosova
Kompania kanadeze e interesuar për minierat e zinkut në Kosovë
Ministri Gashi, ka informuar delegacionin nga Kanadaja për ndryshimet të cilat do ti bëhen Ligjit për investime strategjike në sektorin e minierave ashtu që ai të jetë akoma më i mirë për kompanitë e mëdha që vijnë në Kosovë me projekte serioze
Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka pritur një delegacion të kompanisë Trevali nga Kanadaja, e cila është e fokusuar në sektorin e minierave në veçanti atë të zinkut.
Në prezantimin e kësaj kompanie, Mark Cruise, që është president dhe shef ekzekutiv i kompanisë, tregoi për operacionet të cilat momentalisht i kanë në Kanada dhe Afrikë.
“Nga prezantimet të cilat i pamë në Konventën e PDAC ku ju ishit prezent në Toronto, u interesuam për këtë sektor në Kosovë, dhe si prodhuesi i 8 më i madhi në botë i zinkut, ne jemi specializuar në minierat e vjetra të cilat i kemi revitalizuar dhe i ke mi bërë të leverdishme .Nga kjo, buxheti ynë i përgjithshëm e tejkalon shifrën e 1 miliardë dollarësh”, ka thënë Cruise, përcjell albinfo.ch.
Ministri Gashi, ka informuar delegacionin nga Kanadaja për ndryshimet të cilat do ti bëhen Ligjit për investime strategjike në sektorin e minierave ashtu që ai të jetë akoma më i mirë për kompanitë e mëdha që vijnë në Kosovë me projekte serioze.
“Ne jemi duke e përmirësuar legjislacionin. Tani në sektorin e minierave do të kemi atë që quhet one stop shop, ndërsa për kompanitë të cilat kualifikohen si investitor strategjik me ndryshimet e ligjit do ti heqim edhe disa barriera shtesë për ta bërë procesin akoma më të lehtë dhe më të favorshëm”, ka thënë Gashi.
Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, ky delegacion që po shoqërohet edhe nga zyrtarë të qeverisë kanadeze do të vizitojë minierat në Kishnicë, Hajvali dhe Artanë për t’u njoftuar nga së afërmi me mundësitë për investime siç thanë ata afatgjate dhe qindra milionëshe.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












