Kosova
Aktakuzë ndaj Pal Lekajt
Ai akuzohet për veprat, përvetësim në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte në krye të Komunës së Gjakovës
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili aktualisht është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës.
Ai akuzohet për veprat, përvetësim në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ishte në krye të Komunës së Gjakovës, përcjell albinfo.ch.
Pas ngritjes së aktakuzës, ka reaguar edhe ministri Lekaj. Në një deklaratë për media, ministri citohet të ketë thënë se “në asnjë rast e rrethanë nuk ka vepruar ndryshe përveçse në harmoni me ligjin”, përcjell albinfo.ch.
Lekaj është ministri i dytë që ka aktakuzë të ngritur në qeverinë aktuale të Kosovës. Paraprakisht, akuzë është ngritur edhe kundër ministrit Besim Beqaj, në lidhje me rastin e njohur si “pronto”.
Lekaj për dy mandate ka qenë në krye të Gjakovës, nga viti 2007 deri më 2013 kur humbi garën nga Mimoza Kusari-Lila.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












