Kosova
Neglizhenca e AUV-së, po i mbyll fermat e Kosovës
Në vazhdimësi ka rënie të prodhimtarisë vendore të qumështit dhe mbyllje të fermave dhe tash në Kosovë prodhohen 20 milionë litra më pak qumësht sesa në vitin 2014
Fermerët e Kosovës thonë se i përkrahin plotësisht kërkesat dhe shqetësime e Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës lidhur me papërgjegjësinë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
“Ekzistenca e 2500 fermerëve të Kosovës është rrezikuar vazhdimisht për shkak të mungesës së vullnetit të AUV-së për t’i trajtuar shkeljet që janë duke u bërë në sektorin e qumështit që sa e sa vjet nga prodhues dhe importues të papërgjegjshëm. Kjo problematikë nuk është e re dhe ne vazhdimisht kemi njoftuar organet relevante, por kjo rrezikon që të margjinalizohet pikërisht për shkak të mungesës së angazhimit të AUV-së që të mbrojë konsumatorin vendës nga rreziqet e produkteve me përmbajtje të dyshimtë”, thuhet në reagim.
Aty theksohet se në vazhdimësi ka rënie të prodhimtarisë vendore të qumështit dhe mbyllje të fermave dhe tash në Kosovë prodhohen 20 milionë litra më pak qumësht sesa në vitin 2014.
“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës se është momenti i fundit të ndërmarrë masa sa më shpejt në drejtim të funksionalizimit të AUV-së. Duhet të kihet parasysh se 2500 fermerë kosovarë nënkuptojnë 2500 familje kosovare dhe disa mijëra kosovarë të tjerë të punësuar në këto ferma”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












