Kosova
Fitore Pacolli: “BE thotë se sivjet s’ka heqje vizash”, e mohon Deliu-Kodra
është shumë e qartë që Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Pacolli
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë sinjale nga zyrtarë të BE-së se sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash. Kështu ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila ka njoftuar se Komisioni për Integrime Evropiane ka zhvilluar një takim me zyrtarë ne Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Në takimin e zhvilluar pa prezencën e mediave, Pacolli ka thënë se Kosova ka dështuar të bëjë hapa konkretë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, kushtit të fundit për liberalizimin e vizave.
“Nga ajo që pamë është tashmë e sigurt që nuk do të ketë liberalizim të vizave sivjet dhe është shumë e qartë që Kosova nuk ka bërë ndonjë hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Pacolli.
Deputetja e VV-së ka thënë se përfaqësuesit e Zyrës së BE-së shpresonin se do të merrnin propozim pozitiv nga Komisioni Evropian, mirëpo sipas saj, Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për përmbushjen e kushtit të fundit për vizat.
Por pretendimet e saj i ka kundërshtuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se nuk është e vërtetë ajo që ka thënë deputetja Pacolli.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










