Kosova
Interpoli rikthen fletarrestet kundër politikanëve shqiptarë të Kosovës?
Funksionari serb ka thënë se "bëhet fjalë për 20 fletarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarë e Kosovës dhe se Serbia do të kërkojë respektimin e të drejtave ndërkombëtare"
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi sot se fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët, të dërguara në Interpol, janë kthyer në sistemin e policisë ndërkombëtare, shkruan rtklive.com.
“Fletarrestet janë kthyer dhe janë të dukshme, përveç Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por për një kohë nuk do të jenë të dukshme”, ka thënë Stefanoviq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Pallatin Serbia në lidhje me qëndrimin e delegacionit të policisë serbe dhe drejtorit Vladimir Rebiq në selinë e Interpolit në Lion.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për 20 fletarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarë e Kosovës dhe se Serbia do të kërkojë respektimin e të drejtave ndërkombëtare.
Ndryshe, lajmi për heqjen e Haradinajt nga lista e Interpolit ishte bërë i ditur në dhjetor 2017.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












