Kosova
Mjekët i duan pagat sa të deputetëve
Mjeku specialist në Kosovë paguhet për punën që kryen me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj
Punëtorët shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës insistojnë në realizimin e kërkesës së kamotshme për rritjen e pagave.
Në Ministrinë e Shëndetësisë në proces janë disa reforma në shëndetësi, ku edhe rritja e pagave është një prej të rejave që mund të sjellin këto reforma.
Kirurgu torakal, Shqiptar Demaçi thotë se paga e një mjeku do duhej të jetë e njëjtë pagën e një deputeti të Kuvendit të Kosovës, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Krahas pagave më të larta, mjekët insistojnë edhe në krijimin e kushteve më të mira për punë, në mënyrë që të jenë në hap me kohën në lëmin e shëndetësisë, përcjell albinfo.ch.
Mjeku specialist në Kosovë paguhet për punën që kryen me rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët me rreth 400 euro në muaj.
Në anën tjetër, deputetët, me të cilët mjekët po e krahasojnë nivelin e dëshiruar të pagës, paguhen me nga 1500 euro pagë mujore si dhe gëzojnë pagesa shtesë për çdo aktivitet të tyre.
Kirurgu Demaçi pohon se në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, përafërsisht kryhen tri operacione në ditë. Kjo do të thotë që mjekët kalojnë kohën më të madhe në sallat operative, kurse shpagimi financiar është, siç thotë Demaçi, nënçmues.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se janë duke punuar me autoritetet përgjegjëse për të siguruar rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë, varësisht nga puna që ata kryejnë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se nuk kanë ndonjë afat të caktuar se kur pagat e mjekëve do të rriten, por që Albatrit Matoshi, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk do të ketë reformë në shëndetësi pa rritje pagash të mjekëve.
Sidoqoftë, si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë “vuan” nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave dhe si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, mjekët kanë deklaruar se nuk është korrekte që pagat e tyre të jenë lineare, por ato duhet kategorizohen.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










