Kosova

Të rinjtë thonë se qytetarët pak dinë për Kushtetutën

Këtë aksion, të rinjtë e Nismës për të Drejtat e Njeriut e kanë ndërmarrë për nder të 10-vjetorit të themelimit të saj

Dhjetëra të rinj kanë realizuar një aktivitet, përmes të cilit po synojnë promovimin e Kushtetutës. Ata kanë shpërndarë fletushka me informacione për të drejtat që ua jep ajo, pasi vlerësojnë se pavarësisht viteve, qytetarët nuk kanë shumë njohuri për Kushtetutën.

Këtë aksion, të rinjtë e Nismës për të Drejtat e Njeriut e kanë ndërmarrë për nder të 10-vjetorit të themelimit të saj. Derisa kanë kërkuar që gjatë shkollimit parauniversitar të ketë lëndë të veçantë mësimore për ligjet dhe të drejtat e njeriut në vend.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit ‘Të rinjtë për drejtësi’.