Kosova
Thaçi:Kërcënimeve të Serbisë do t’u përgjigjemi si 19-vjet më parë
Ndërsa shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi direkt po kërcënon me armë dhe se me këtë po nxit luftë, urrejtje dhe konflikte
Presidenti Hashim Thaçi, duke folur në manifestimin “Ditët e Shqipes” në Koshare, tha se Kosova ka fituar pavarësinë dhe shtetësinë e saj falë rënies së dëshmorëve të kombit siç janë Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe dëshmorët e tjerë të rënë në Koshare. Sipas tij, falë këtyre dëshmorëve, Kosova sot po ecë sigurt drejt integrimit evropian.
Thaçi përmendi edhe kërcënimet që, sipas tij, po vijnë nga Serbia por tha se “këtyre kërcënimeve do t’iu përgjigjemi siç iu kemi përgjigjur para 19 vjetësh”.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-së, për t’i dhënë krahë paqes kudo në botë.“ Sipas tij rruga për lirinë e Kosovës takoi shumë tmerre të luftës dhe solli trimëri të papërsëritshme të luftëtarëve.
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, UÇK-ja luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë.
Manifestimi “Ditët e Shqipes” është mbajtur për nder të 19 vjetorit të Betejës së Koshares, e cila përfundimisht theu kufirin në mes tokave shqiptare.
E Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi direkt po kërcënon me armë dhe se me këtë po nxit luftë, urrejtje dhe konflikte.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












