Futboll
Ekipi i Përparim Rexhepit vetëm barazim ndaj ekipit të Arben Gjidodës
Ndaj ekipit Blustavia Solothurn të trajnerit shqiptar Arben Gjidoda, FC Grenchen 15 ka siguruar vetëm një barazim me rezultat 2:2, edhe përkundër faktit se ekipi i trajnerit tjetër shqiptar, Përparim Rexhepi, në pjesën e dytë kishte gjasa për të siguruar një fitore të rehatshme
Klubi i futbollit FC Grenchen 15 e ka nisur me barazim pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e dytë ndër-rajonale. Ndaj ekipit Blustavia Solothurn të trajnerit shqiptar Arben Gjidoda, FC Grenchen 15 ka siguruar vetëm një barazim me rezultat 2:2, edhe përkundër faktit se ekipi i trajnerit tjetër shqiptar, Përparim Rexhepi, në pjesën e dytë kishte gjasa për të siguruar një fitore të rehatshme, transmeton albinfo.ch.
Në këtë mënyrë, duke i falënderuar një goli të shënuar në pjesën shtesë të lojës, mysafirët arritën ta marrin një pikë nga Brühli.
Në pjesën e parë të ndeshjes, 270 shikuesit nuk patën mundësi të shohin ndonjë futboll cilësor. FC Grenchen 15 avancoi që në minutën 9, përmes golit të shënuar nga Mergim Sadriji, pas një keqkuptimi në mbrojtjen e mysafirëve, shkruan “Solothurner Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Pas kësaj, tek mikpritësit nuk ndodhi ndonjë befasi, por anasjelltas: Pak para pushimit, përmes penalltisë së realizuar nga Ramon Spirig, rezultati u barazua, ndërsa patën edhe fat që Franco Torre nuk arriti të shënojë nga një pozitë e përshtatshme.
Futbollistët e FC Grenchen 15 startuan në mënyrë furioze në pjesën e dytë. Pas një ndërhyrje të palejuar të Riad Agushit, përmes penalltisë realizoi Samuel Zayas, për 2:1 në favor të vendësve. Pas kësaj, ekipi dominoi tërësisht në fushë, mirëpo duke harruar të shënojë gol.
Natyrisht se kjo lojë iu revanshua, pasi në minutat shtesë të ndeshjes, Yves Galley shënoi golin e barazimit për rezultatin përfundimtar 2:2.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











