Kosova
Aktivistë të VV-së vendosin para Ekzekutivit “Piramidën e qeverisë së luksit”
"Qeveria e Haradinajt vetëm për paga ia merr buxhetit 4 milionë. Në kohën kur në Kosovë po rritet varfëria, kryeministri ia rritë pagën vetit deri 100%"
Aktivistë të Lëvizes Vetëvendosje përmes një aksioni simbolik të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” kanë shprehur pakënaqësitë lidhur me rritjen e pagave nga ekzekutivi Haradinja, përcjell albinfo.ch. Aktivisti, Egzon Arifaj, tha se Qeverisja e tanishme është më e shtrenjta deri me tani sa i përket pagave, shpenzimet për mëditje, vizitat jashtë vendit e numrit të zëvendësministrave.
“Papunësia është rritur, mbi 17 për qind jetojnë në varfëri. Qeveria e Haradinajt vetëm për paga ia merr buxhetit 4 milionë. Në kohën kur në Kosovë po rritet varfëria, kryeministri ia rritë pagën vetit deri 100%. Po shquhet edhe një kabinet prej 120 këshilltarëve, 400 asistentë truprojë. Sikur të mos u mjaftonin pagat, ka shpenzime enorme në dreka e darka. Një qeveri me mendësi të tillë natyrisht që nuk mund të mendojë për qytetarin e varfër. Neve na duhet fokusimi te sofrat e të varfërve, kjo qeveri nuk e ka këtë synim e vullnet”, theksoi Haliti.
Sipas agjencisë së statistikave, Qeveria për një vit vetëm në paga harxhon 4.074.156 ero. Sipas Vetëvendosjes Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëz të cilët mendojnë jo vetëm për vete, por për qytetarin e vendit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












