Tematike
Shqiptarët dhe serbët (ende) lakmojnë pasaportën zvicerane
Në kohën e rënies së interesimit për shtetësi zvicerane, shtimin më të madh 57%, e kanë shënuar shtetasit e Kosovës
Vitin që shkoi, ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të kërkesave për marrjen e shtetësisë zvicerane. 26102 veta, sipas Entit Federal për Migracion (BFM) kanë kërkuar gjatë vitit 2011 të natyralizohen, që krahasuar me vitin rekord, atë 2008, kur këtë e kishin bërë 34965, paraqet një rënie të madhe. Me gjithë këtë rënie, numri i tyre ende nuk ka rënë në nivelet e ulëta që kishte në fund të viteve 1990, kur bëheshin rreth 20.000 kërkesa të tilla.
Ndonëse më së shumti nga të huajt gjatë vitit 2011 janë natyralizuar shtetasit e Serbisë, gjithsej 4353, ky numër është për 36% më i vogël se ai i vitit të kaluar. Pas serbëve vijnë me radhë italianët me 4255 dhe gjermanët me 3686 natyralizime të reja.
Ndërsa shtimin më të madh të natyralizimeve krahasuar me vitin e kaluar, plot 57% ose gjithsej 2522 veta, e kanë shënuar shtetasit e Kosovës.
Rënien më të madhe e kanë pësuar kërkesat për natyralizimin e rregullt. Sipas BFM-së, rënia ka të bëjë kryesisht me kriteret e ashpërsuara, siç është për shembull kriteri për njohjen e gjuhës. Nga ana tjetër, kërkesat për natyralizim të lehtësuar sikur ato për partnerët martesorë të shtetas/eve zviceranë/e nuk janë pakësuar.
Me gjithë faktin se kërkesat e regjistruara gjatë vitit 2011 kanë qenë të vogla, shtetësinë gjatë po atij viti e kanë fituar një numër më i madh të huajsh, gjegjësisht 37893 persona.
Duhet kuptuar se në këtë shifër hyjnë edhe ata të cilët kërkesën e kanë bërë viteve të kaluara dhe u është dashur të presin përfundimin e procedurës, e cila nganjëherë zgjatë edhe nga 2 e më shumë vite. Dhe, ky numër është për 6 për qind më i vogël se një vit më parë, kur shtetësia zvicerane u ishte dhënë 40 mijë të huajve.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











