Kosova
Banorë të Hades kërkojnë zgjidhje nga komuna e qeveria
Banorët janë në pritje të një takimi me kryeministrin, ndërsa kanë paralajmëruar veprime të tjera nëse nuk u gjendet një zgjidhje
Banorë të Hades së Obiliqit kanë protestuar duke kërkuar nga institucionet komunale dhe ato qeveritare t’u gjejnë një zgjidhje për largim nga ky vendbanim pasi që po përballen me probleme të shumta.
Protestuesit janë ankuar për rrezikun që po shkakton makineria e KEK-ut, sëmundjet e shumta deri ato me kancer, si dhe problemet e nxënësve të cilët po duhet të mësojnë në një klasë ata që janë në klasën e parë dhe ata në klasën e tretë.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Burim Gërguri ka thënë se komuna ka mbështetur gjithnjë këtë fshat në kërkesat e tyre duke i konsideruar të drejta. Mirëpo banorët dhe shoqëria civile kanë thënë se kjo komunë po funksionon pa zot shtëpie dhe nuk po i ndihmon banorët në zgjidhjen e këtij problemi.
Banorët janë në pritje të një takimi me kryeministrin, ndërsa kanë paralajmëruar veprime të tjera nëse nuk u gjendet një zgjidhje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










