Kosova
Me barkë në shkollë
Prindërit e këtyre nxënësve dhe arsimtarët e shkollës thonë se udhëtimi për në shkollë përmes liqenit, ua rrezikon jetën këtyre fëmijëve
Për çdo ditë, Blerim Ibrahimi nga fshati Orllan i Podujevës, shkon në shkollë me barkë.
Ai dhe rreth 20 nxënës të tjerë zgjedhin të kalojnë liqenin e Batllavës për të shkuar në shkollë, pasi rruga është e gjatë dhe e paasfaltuar. Barkat që përdorin, janë shumë të vjetra dhe rrezikojnë jetët e tyre. Megjithatë, ata nuk mungojnë në shkollë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Blerim Ibrahimi që tani është në klasën e nëntë, thotë se këtë rrugë e bën që nga klasa e dytë.
“Vështirë e kam shumë. Verë-dimër kështu nëpër ujë. Kur ngrihet liqeni, duhet të shkojmë rrethit. Rruga është shumë e gjatë, i ka 8 kilometra. Nganjëherë i vetëm kaloj nëpër ujë”, thotë Blerim Ibrahimi, përcjell albinfo.ch.
“Në klasë të dytë kam mësuar të drejtoj anijen dhe kam dalë vetë”, tregon ai. Prindërit e këtyre nxënësve dhe arsimtarët e shkollës thonë se udhëtimi për në shkollë përmes liqenit, ua rrezikon jetën këtyre fëmijëve.
Adem Munishi, një banor i fshatit apelon tek autoritete lokale dhe ato qendrore të ndërmarrin masa dhe të shtrojnë rrugën, ngase kalimi i liqenit paraqet rrezik të madh.
“Është thyer akulli, kanë rënë njerëzit, kanë rënë disa prej atyre familjeve, tre katër veta kanë rënë (në ujë), falë njerëzve të vullnetit të mirë i kanë nxjerrë, por edhe ata e kanë pasur jetën në rrezik. Unë kërkoj nga Komuna e Podujevës, nga Qeveria e Kosovës, sa është e mundshme edhe sa më shpejt të rregullohet kjo rrugë dhe të bëhet një zgjidhje për fëmijët tanë”, thekson Munishi.
Edhe Shaban Neziri, arsimtar i shkollës “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan thotë se lundrimi apo ecja mbi akull e nxënësve për të shkuar në shkollë paraqet një rrezik të përhershëm për fëmijët.
Ka një kohë të gjatë që është premtuar rregullimi i rrugës, në mënyrë që nxënësit të mund të shkojnë me autobus në shkollë, mirëpo ende nuk është ndërmarrë asgjë.
Në Komunën e Podujevës, zëdhënësi Nazmi Elezi thotë se këtë vit do të fillojë asfaltimi i kësaj rruge që do të zgjasë 2 vjet dhe do të kushtojë 455 mijë euro.
Nxënësit e shkollës “Zahir Pajaziti” në Orllan e kalojnë liqenin për të shkuar në shkollë edhe gjatë stinës së dimrit, kur uji aty ngrihet dhe detyrohen të ecin mbi akull.
Ata shpresojnë që ky të jetë viti i fundit që rrezikojnë jetën e tyre për të shkuar në shkollë.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











