CH-Ballkani
Pas përfundimit të luftës, nuk përfundoi dhuna në Kosovë. Një Gjykatë premton drejtësi
Fetah Rudi, ish mësues dhe aktivist politik, përdor karrocë prej 17 vitesh, prej atëherë kur një persona i paidentifikuar ka shkrepur 14 plumba në stomakun dhe shpatullat e tij, pranë fshatit të tij të vogël në qendër të Kosovës, shkruan fillimisht prestigjiozja New York Times.
Atij i kanë humbur shpresat për të ecur sërish me këmbë, por falë gjykatës speciale më në fund atij i është rikthyer shpresa për zbulimin e arsyes së dhunimit ose vrasjes të shqiptarëve në kohën kur serbët veç ishin larguar nga Kosova. Rudit i kishte humbur shpresa gjatë viteve të fundit, pasi Kombet e Bashkuara dhe më pas Bashkimi Evropian nuk arritën të jepnin drejtësi për një valë dhune që pasoi pas tërheqjes së Serbisë në Kosovë.
Shansa e fundit për t’ua kthyer lirinë popullit tonë
Në deklaratën me gazetën prestigjioze amerikane New York Times, ish-mësuesi thotë se plumbat që gati e vranë atë në dhjetor të vitit 2000 – 18 muaj pas përfundimit të luftës dhe largimit të forcave serbe – ishin shtënë nga e njëjta armë që një muaj më parë ishte përdorur për të vrarë gazetarin Xhemajl Mustafa. Ashtu si Fetah Rudi ashtu edhe Xhemajl Mustafa ishin përkrahës të LDK, partisë pacifiste të udhëhequr nga Ibrahim Rugova.
Gjykata Speciale me bazë në Hagë, por që punon me ligjet e Kosovës, do fokusohet jo në krimet serbe gjatë 1998-99, por për krimet e ndodhura pas lufte.
“Gjykata, është shansa e fundit për t’ua kthyer lirinë popullin,” thotë Rudi përcjell albinfo.ch.
New York Times shkruan se të dy sulmet e sipërpërmendura ndodhën përkundër prezencës së më shumë se 45,000 trupave të KFOR, një forcë që bëri pak për të ndaluar konfliktet pas luftës në Kosovë.
Paralajmërimi i aktakuzave të para nga Gjykata Speciale për Krime Lufte e ka gëzuar Fetah Rudin, i cili ishte mbajtur në një burg sekret të UÇK-së dhe ishte rrahur dhunshëm në fund të luftës dhe, pas përfundimit të konfliktit, ai thotë se ishte në shënjestrën e UÇK-së.
Ai tha se do të largohej nga Kosova dhe do të shkonte në perëndim të Evropës me gruan e tij dhe katër fëmijët, nëse do shfuqizohej Gjykata Speciale.
SHBA po zbeh mbështetjen ndaj Gjykatës Speciale
Më tej NYT citon Hashim Thaçin, i cili para pak kohësh vizitoi SHBA-në në kuadër të lutjeve të mëngjesit, ku si një ish lider i UÇK-së e quajti “padrejtësi historike” themelimin e Gjykatës Speciale, pasi në fund të fundit nuk “kanë çfarë të fshehin”. Poashtu NYT shton se nëse zv.presidenti amerikan i shtetit Joseph Biden e ka quajtur Thaçin si “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”, një raport tjetër e paraqet atë si “bosin e krimeve të pasluftës.”
Ka një shenjë që SHBA e administratës Trump, nuk po mbështet siç duhet Gjykatën Speciale. Kjo vërehet pas moszgjatjes së kontratës dy vjeçare për shefin e gjykatësve, amerikanin David Schwendiman, përkundër premtimit nga administrata e Obamës për ta përfunduar punën e nisur.
Në fund prestigjiozja amerikane e përmbyll artikullin me historinë e Agim Zogaj, i cili u pajtua të dëshmonte për krimet e pas luftës. Megjithatë përpara se të fillonte gjyqi, ai u gjet i varur në një pemë të Duisburgut. Zonja Mustafa, vajza e gazetarit të vrarë thotë se “nuk është optimiste” për suksesin e Gjykatës Speciale. “Nëse ju e konsideroni veten një shtet të vërtetë, ti duhet t’u bën ballë gjithë krimeve, pavarësisht se nga kush janë kryer.”
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










