Kosova
Nisin procedurat për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit
Ende pa u përfunduar autostrada “Arbën Xhaferi” dhe ende pa nisur punimet për Autostradën drejt Gjilanit, Ministria e Infrastrukturës ka nisur procesin edhe për Autostradën e Dukagjinit.
Kësaj ministrie parashihet t’i kushtojë mbi 1 milion euro hartimi i projektit zbatues të kësaj autostrade, e cila do të kalojë nëpër Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë dhe do të përfundojë në Prizren, përcjell albinfo.ch.
Kjo autostradë do të ketë gjatësi prej 91 kilometra. Sipas të dhënave të publikuara në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, përzgjedhja e kompanisë fituese është bërë përmes çmimit më të ulët të ofruar. Këtë projekt e ka fituar grupi i operatorëve ekonomikë Infra Plus dhe Infratek. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në deklarimet e mëhershme, ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të jetë gjiganti i fundit infrastrukturor që do të fillojë më 2019, kurse do të përfundojë brenda tre vjetëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











