Kosova
Arrestohen tre persona, u kapen mbi 8 kg marihuanë
Gjatë operacionit policor është sekuestruar një sasi prej 8 kg e 525 gr të substancës së dyshuar të llojit marihuanë, e po ashtu janë konfiskuar armë e para
Policia njofton se ka arrestuar tre persona në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës në operacionin e quajtur “Stop drogave nëpër shkolla”. Ata dyshohet se janë përfshirë në veprat penale ‘blerje, posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Gjatë operacionit policor është sekuestruar një sasi prej 8 kg e 525 gr të substancës së dyshuar të llojit marihuanë, e po ashtu janë konfiskuar armë e para.
“Nga personat e dyshuar janë konfiskuar edhe dy veturat e përdoruara në rast, 4 telefona celularë dhe 690 euro para të gatshme.
Bazuar në hetimet e realizuara, prejardhja e substancës narkotike ishte nga Republika e Shqipërisë dhe për destinacion kishte Prishtinën”, thuhet në njoftimin e policisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











