Kosova
NZZ: Kosova kundërshton Erdoganin
Kosovarët kanë ngjallur hidhërimin e Erdoganit, pasi kanë kritikuar dëbimin e gylenistëve në Turqi. Pas tyre fshihet edhe një luftë kulturore: mes një islami të ri politik dhe identitetin tradicional shqiptar, shkruan fillimisht Andreas Ernst për prestigjiozen “NZZ”
“Si mundesh ti të mbrosh ata, të cilët u përpoqën për Grusht shteti në Turqi?” tha presidenti Erdogan në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj. “Ti do japësh llogari për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë, të cilët i njoh unë, do të hakmerren për këtë.” Ky reagim erdhi pasi Haradinaj shkarkoi nga detyra ministrin e brendshëm dhe shërbimit sekret, pas arrestimit të gjashtë shtetasve turq, për ti dëbuar më pas në Turqi. Bëhet fjalë për drejtorin, zv.drejtorin dhe katër mësuesit e shkollës së Lëvizjes së Gylenit, Mehmet Akif.
Ankaraja ushtron presion te vendet e Ballkanit perëndimor për të mbyllur gjithë institucionet e klerikut Fetullah Gylen.
Bashkëpunim me shërbimin sekret
Më pas media zvicerane shkruan se aksioni i dëbimit është kritikuar ashpër nga shqiptarët. “Presidenti Hashim Thaçi, që ka raporte të mira me Erdoganin, premtoi hetime të përimtësishme.” NZZ shkruan edhe për fjalën e zv.kryeministrit Fatmir Limaj, që Kosova nuk është shtet vazal, por gjithashtu kujton se Turqia është “shteti i dytë (pas SHBA), që përpara dhjetë vjetësh njohu pavarësinë e Kosovës nga Serbia.”
Erdogani e vëzhgon Ballkanin në stilin neo-osman si “të afërmit e jashtëm” dhe me kënaqësi u ofron mbështetje muslimanëve të atjeshëm, përcjell albinfo.ch. Megjithatë për këtë gëzohen vetëm një pakicë e vogël e muslimanëve ballkanikë. Vetëm ata që bëjnë simbiozën mes politikës erdoganiste dhe religjionit me islamin politik si dhe ata që kanë marrëveshje të mira biznesi në Turqi.
“Shembulli më i mirë për këtë është Bakir Izetbegovic dhe partia e tij në Bosnjë. Në rrethin kulturor shqiptar, krahas atyre që admirojnë një Turqi të fortë, ka edhe shumë kritikë. Ata frikësohen nga islami politik, që do ishte përçarëse për kombin e tyre, që në fakt janë shumicë muslimane, por që në ombrellën e tyre përfshijnë edhe shqiptarët katolikë dhe ortodoksë.”
Deri tani ministria e arsimit ka refuzuar kërkesën e Ankarasë për mbylljen e shkollave “Mehmet Akif”, me argumentin se janë tolerante ndaj gjërave fetare dhe marrin seriozisht misionin e shkollimit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












