Kosova
Këta që kanë pre mikun në besë, të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin
Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i ka goditur zyrtarët e vendit që i kanë dorëzuar në Turqi gjashtë shtetasit turq, duke pohuar se “këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin (Ramush Haradinaj)”.
Këtë deklaratë Ipeshkvi i Kosovës e bëri gjatë shënimit të meshës qendrore të pashkëve që është mbajtur në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Ai pohoi se është krijuar një ambient i rëndë, ku ka zënë vend dyshimi, mosbesimi, dëshpërimi dhe konfliktualiteti, që po na e zë frymën dhe sipas tij e gjithë kjo që po ndodh, buron nga mungesa e dashurisë, “e kur njeriu ndjen boshllëkun e brendisë së zemrës së vet, atëherë këtë boshllëk mundohet ta mbush me kotësitë e kësaj jete, që nuk e mbush, por në të vërtet vetëm sa e zgjeron hapësirën e zbrazësisë së saj”.
“Sa më e zbehtë është dashuria, aq më qartë shpërfaqët vrazhdësia e urrejtjes e na përfshinë nëpërmjet konflikteve të brendshme të klasës politike, nëpërmjet përplasjes me komunitetin ndërkombëtar, ose veprimeve që shkelin të drejtat e njeriut, duke e pre mikun në besë. E si duket më atë çka kemi dëgjuar sot, ndoshta këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”, tha Dodë Gjergji dhe shtoi se e gjithë kjo është mungesë e dashurisë të besimit të marrë na qytetarët, raporton KosovaPress.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













