Kosova
Avokati i popullit konfirmon dëbimin në Turqi të 6 të arrestuarve të djeshëm
"Shtetasit në fjalë janë ndaluar më 29 mars dhe janë përcjellë të njëjtën ditë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka ndodhur dëbimi për në shtetin e tyre të origjinës"
Avokati i Popullit Hilmi Jashari nëpërmjet një deklarate shprehet jashtëzakonisht i shqetësuar me situatën e krijuar, që nga marrja e informatës për arrestimin e gjashtë shtetasve turq, me leje qëndrimi në vendin tonë.
Në deklaratë të Avokatit thuhet se janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme.
“Pas insistimit të pandërprerë të Avokatit të Popullit, Policia e Kosovës (PK), respektivisht Drejtoria për Migrim dhe të Huaj (DMH), sot, në ora 14:00, ka njoftuar se, nga ana e DMH-së së PK-së, më 29 mars 2018, janë nxjerrë gjashtë Urdhra për largim me forcë të shtetasve në fjalë, nga territori i Republikës së Kosovës, për në Turqi. Lëshimi i këtyre Urdhër largimeve me forcë, është aplikuar duke u bazuar në Vendimet e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) të MPB-së, që mbajnë datën 23 mars , të përcjella tek DMH, më 28 mars .
Sipas njoftimit të PK-së, shtetasit në fjalë janë ndaluar më 29 mars dhe janë përcjellë të njëjtën ditë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku ka ndodhur dëbimi për në shtetin e tyre të origjinës”, thuhet veç tjerash në deklaratën e Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











