Kosova
Shteti para kolapsit
Ai ka shtuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut, si dhe konventat evropiane
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq, është parë një kolaps i të gjitha segmenteve të shtetit.
“Kjo është e pa precedentë me ndodh në një shtet evropian, këtu kemi pa kolaps të krejt segmenteve shtetërore. Sepse të tri figurat dolën dhe thanë se nuk janë në dijeni”, është shprehur Konjufca, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se me këtë rast janë shkelur të drejtat e njeriut, si dhe konventat evropiane.
“Çdo shtet evropian ku do të ndodhte diçka e tillë, më së paku është largimi i Qeverisë”, theksoi ai.
Deputeti i VV-së ka folur edhe për atë që i pret të arrestuarit me kthimin e tyre në Turqi, ku ata sipas Konjufcës do të persekutohen vetëm për shkak të bindjeve të tyre, dhe për asnjë arsye tjetër.
“Kryeministri del dhe thotë se s’ka ditur asgjë, kryeparlamentari e dënon aktin, kurse të gjithë duan që të amnistohen”, tha Konjufca, duke përmendur edhe zërat që po drejtojnë gishtin nga presidenti Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











