Kosova
Arrestimi dhe dëbimi i turqve: Skandal dhe dështim i Kosovës
Për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci. Ai në një status në Facebook ka thënë se arrestimi i tyre është skandali i radhës i shtetit të Kosovës, i cili, sipas tij mund të rrezikojë seriozisht përpjekjet për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif, shkollë e cila është pjesë e rrjetit të shkollave të klerikut Fetullah Gulen.
Për këtë rast ka reaguar edhe avokati Arianit Koci. Ai në një status në Facebook ka thënë se arrestimi i tyre është skandali i radhës i shtetit të Kosovës, i cili, sipas tij mund të rrezikojë seriozisht përpjekjet për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
“Arrestimi i sotëm dhe deportimi (i pretenduar) i shtetasve turq drejt Turqisë është skandal i radhës i shtetit të Kosovës, i cili mund të rrezikojë seriozisht përpjekjet për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ndalimi dhe arrestimi i të huajve nga Policia e Kosovës pa pasur urdhër të gjykatës apo të prokurorisë, pastaj revokimi i lejeqëndrimit të tyre pa fakte dhe prova që do të mund të mbështesin pretendimin se të njëjtit e rrezikojnë sigurinë shtetërore, pengimi i tyre për të komunikuar me avokatët e tyre dhe së fundmi deportimi (i pretenduar) i tyre duke ua mohuar të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente, janë veprime që bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe të drejtën ndërkombëtare.
Hap pas hapi, Kosova po dështon për të dëshmuar se është një anëtare potenciale e denjë për t’iu bashkuar BE-së dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Këshilli i Evropës”, ka shkruar Koci në rrjetet sociale.
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se shtetasit turq janë rrëmbyer në Kosovë për t’u ekstraduar në Turqi. Sipas tij, ky veprim përbën një njollë të rëndë për shtetin e Kosovës.
“Rrëmbimi i qytetarëve të Turqisë në Kosovë me urdhër të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe dorëzimi në shtetin ku jeta e tyre është e rrezikuar përbën shkeljen më flagrante të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, ka shkruar ai.
Urim Bokshi, avokat i Yusuf Karabinës shtetasit turk i arrestuar sot nga Policia thotë se nuk di asgjë se ku ndodhet klienti i tij.
Ai për “Kosovapress” tha se nuk e ka asnjë informatë nga institucionet e Kosovës për klientin e tij. Bokshi gjatë ditës ka thënë se të arrestuarit janë dërguar në Stamboll ndërsa pasdite ka pasur dyshime për këtë.
Ndërsa mediat turke para gjashtë orësh kanë shkruar se shtetasit turq janë në duar të autoriteteve turke.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












