Kosova
Si u bë realitet ëndrra e Erdoganit në Kosovë
Erdogan i kishte kërkuar mysafirit nga Kosova që t’i mbyllë shkollat e Fetullah Gulenit në Kosovë – në të cilat janë shkolluar shumë prej fëmijëve të liderëve kosovarë, përfshirë edhe djalin e Hashim Thaçit, Endritin
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan që nga viti 2015 ka kërkuar mbylljen e shkollave të “Lëvizjes Gülen”, (Gylen), e cila është një nga lëvizjet fetare më të rëndësishme në Turqi. Kjo lëvizje e merr emrin nga themeluesi i saj, Fetullah Gulen, një hoxhë nga Anadolli, tashmë 77-vjeçar.
Mirëpo, presioni ndaj këtyre shkollave u rrit edhe më shumë pas puçit në Turqi më 15 korrik, shkruan “Insajderi”.
Erdogan kishte filluar një fushatë spastrimi në Turqi, jo vetëm kundër puçistëve, por edhe institucioneve të tjera arsimore të lidhura me “Lëvizjen Gylen”, ku në kuadër të kësaj kishte kërkuar mbylljen e këtyre shkollave të “Gylenit” edhe në Ballkan.
Kjo lëvizje ka një rrjet të gjerë arsimor në Kosovë dhe në Shqipëri. Ky rrjet përfshin universitete, shkolla dhe çerdhe për fëmijë.
Shkollat e “Lëvizjes së Gulenit” në Kosovë udhëhiqen nga “Fondacioni Arsimor Gulistan”, e cila ka nën drejtim rreth 6 produkte të rrjetit dhe sistemit arsimor të Gulenit.
Prej tyre, katër kolegje të arsimit fillor dhe të mesëm me emrin “Mehmet Akif College – MAC”, një çerdhe – me emrin “Yllka” dhe shkollën fillore dhe të mesme të ulët e njohur si “Shkolla Ndërkombëtare e Prishtinës”.
Dhe të gjitha këto rrjete të shkollave presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kishte kërkuar nga “vëllai” i tij, Hashim Thaçi që ta mbyllte rrjetin e këtyre shkollave. Ngase themeluesin e kësaj lëvizje Erdogani e akuzon për tentim-puçin në verën e vitit 2016.
Këtë kërkesë, presidenti Erdogan ia kishte bërë presidentit Thaçi derisa ky i fundit ishte për një vizitë në salltanetet në Pallatin e tij.
Erdogan i kishte kërkuar mysafirit nga Kosova që t’i mbyllë shkollat e Fetullah Gulenit në Kosovë – në të cilat janë shkolluar shumë prej fëmijëve të liderëve kosovarë, përfshirë edhe djalin e Hashim Thaçit, Endritin.
Dhe pas dy vjetësh presidenti Erdogan kërkesën e tij filloi ta zbatoi në Kosovë.
Sot përmes një aksioni të Policisë së Kosovës u arrestuan gjashtë shtetas turk, zyrtarë të lartë në shkollën, “Mehmet Akif”.
Emrat e gjashtë të arrestuarve janë Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar gjatë ditës edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka mbrojtur arrestimet që janë realizuar sot. Ministria ka thënë se gjashtë personave të arrestuar u është revokuar leja e qëndrimit.
Sipas ministrisë që udhëhiqet nga njeriu i AKR-së, Flamur Sefaj, gjashtë personat kanë qëndruar jashtëligjshëm në Kosovë.
Por, asnjëri prej tre liderëve kryesor të shtetit nuk janë në dijeni për detajet e aksionit të zhvilluar sot. Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj kanë dalur kundër arrestimit të gjashtë shtetasve turq.
Kreu i shtetit Hashim Thaçi është shfajësuar në lidhje me këto arrestime. Ai ka thënë se askush nuk guxon të persekutohet, censurohet apo edhe deportohet për shkak se ka një besim apo ideologji ndryshe nga dikush tjetër.
Presidenti kosovar ka kundërshtuar këto arrestime, teksa ka thënë se shteti ka dështuar.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur kundër arrestimit të gjashtë personave turq që jetonin dhe vepronin në Kosovë. Kryeministri ka thënë se nuk është informuar nga askush lidhur me aksionin e sotëm.
Ndërkaq, edhe kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur kundër arrestimit të gjashtë pjesëtarëve të organizatës “Gulistan” në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














