Kosova
Mërgimtari dhuron dy autoambulanca, një në Drenas, një në Skenderaj
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të enjten ka pritur në takim Gani Bytyçin nga fshati Krajkovë i komunës së Drenasit, me vendqëndrim në Norvegji, i cili e ka konfirmuar kryetarin se do të sjellë një automjet për shërbime të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas dhe një tjetër për QKMF-në në Skenderaj, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka falënderuar mërgimtarin Bytyçi për këtë ndihmë që i ka ofruar QKMF-së së Drenasit dhe të Skenderajt dhe ka thënë se mërgata shqiptare çdoherë ka ndihmuar vendin dhe ka kontribuar për të mirën e qytetarëve.
Kujtojmë që kjo autoambulancë është e dyta gjatë një periudhe brenda gjashtë muajve që i dhurohet QKMF-së në Drenas, po ashtu nga mërgimtarët që jetojnë e veprojnë jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











