Kosova
Studentja Jeta Berisha tregon se është sulmuar seksualisht nga një profesor në UP
Ajo thotë se ngjarjen e ka raportuar edhe në polici, por nuk është ndërmarrë asgjë lidhur me zbardhjen e rastit. Jeta Berisha thotë se pas këtij sulmi seksual, ajo i ka ndërprerë edhe studimet
Një ish-studente e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” publikisht ka deklaruar se para dy vjetësh është sulmuar seksualisht nga një profesor i Fakultetit të Arteve, raporton KTV.
Ajo thotë se ngjarjen e ka raportuar edhe në polici, por nuk është ndërmarrë asgjë lidhur me zbardhjen e rastit. Jeta Berisha thotë se pas këtij sulmi seksual, ajo i ka ndërprerë edhe studimet, përcjell albinfo.ch.
I kontaktuar nga KTV-ja, dekani Agim Selimi thotë se nuk ka marrë kurrfarë letre nga studentja në fjalë.
Por zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se përgjigjet do të kthehen të enjten, pasi duhet verifikuar saktësisht të dhënat. Rastin e saj Jeta Berisha publikisht e ka bërë të ditur edhe në aksionin e studentëve kundër deklaratës së prorektores Teuta Pustina, e cila kishte thënë që studentet duhet të kenë kujdes për veshjen e tyre në institucione arsimore.
Ndërkaq, në një komunikatë për media nga Universiteti i Prishtinës, thuhet se rektori Marjan Dema me shqetësim është duke i përcjellë zhvillimet lidhur me këtë çështje dhe kur të kthehet nga udhëtimi zyrtar, do të veprojë sipas nevojës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











