Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i ka falënderuar mërgimtarët për dhënien e donacionit, siç e vlerësoi ai mjaft të rëndësishëm, për personelin që nga sot e tutje mund ta shfrytëzojnë këtë autoambulancë.
Ndryshe, në ceremoninë e dorëzimit të donacionit nga mërgimtaret të pranishëm ishin edhe Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Jusuf Koronica, drejtor i QKMF-së.