X

Na ndiqni:

 Kosova

Fajon dhe Avramopoulos flasin për heqjen e vizave për Kosovën

"Ne kemi bashkëpunim të frytshëm në shumë çështje të brendshme të BE-së si dhe në përpjekjet e përbashkëta për ta hequr regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Fajon në Twitter

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian Tanja Fajon, është takuar sot me Komisionerin për Migrim dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Europian, Dimitris Avramopoulos.

Në këtë takim është biseduar edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Takim me komisionerin Avramopoulos sot. Ne kemi bashkëpunim të frytshëm në shumë çështje të brendshme të BE-së si dhe në përpjekjet e përbashkëta për ta hequr regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Fajon në profilin e saj në Twitter.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë