Kosova
Vështirë të përmbushet kriteri i fundit për liberalizim, s’po luftohet korrupsioni
Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli, ka thënë se me ritmin e kësaj lufte nuk e mendon liberalizimin si proces të kryer
Drejtuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion kanë shprehur rezerva për plotësimin e kushtit të vetëm për liberalizimin e vizave, luftën ndaj krimit e korrupsionit.
Drejtori i Agjencisë, Shaip Havolli, ka thënë se me ritmin e kësaj lufte nuk e mendon liberalizimin si proces të kryer, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se në këtë drejtim ka rezultatet të vogla. Në prezantimin e raportit vjetor të punës, Havolli deklaroi se me përkushtim të plotë ka vazhduar t’i realizojë detyrat e tij në fushën e hetimit dhe zbulimit të rasteve të korrupsionit, përpjekjet për parandalimin e fenomenit të korrupsionit, si dhe vetëdijesimin e publiku për qasjes ‘zero tolerancë’ ndaj korrupsionit. Sipas këtij raporti megjithëse janë ngritur 109 kallëzime penale shumica prej të cilëve kanë aktakuza, ende asnjë zyrtar publik nuk është dënuar me burgim efektiv.
Kjo sipas Havollit dëshmon edhe për faktin që nevojitet ndryshimi i ligjit për konflikt të interesit, i cili në të shumtën e rasteve veprat e kryera nga zyrtarët, i cilëson si kundërvajtje.
Ndryshe nga ai, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se kosovarët do të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së brenda këtij viti.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









