Kosova
Departamenti Amerikan i Shtetit dënon ngjarjet në Mitrovicë
"Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin eskalim të mëtutjeshëm të situatës dhe të veprojnë me qetësi e vendosmëri për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore"
Administrata e Presidentit Trump ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Në një deklaratë së zëdhënëses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, dënohet tensionimi i situatës dhe bëhet thirrje për përmbajtje nga të dyja palët.
“SHBA-ja dënon fuqishëm ngjarjet në Mitrovicë, që në mënyrë të panevojshme ngrenë tensione dhe rrezikojnë stabilitetin rajonal. Ne i ftojmë të gjitha palët që të shmangin eskalim të mëtutjeshëm të situatës dhe të veprojnë me qetësi e vendosmëri për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore. Për të krijuar paqe afatgjatë dhe stabilitet në Ballkan, të dyja, si Kosova, ashtu edhe Serbia, duhet të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. SHBA-ja është e gatshme t’i mbështesë të gjitha palët në procesin e dialogut”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses Nauert, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











