Kosova
Apostolova thotë se nuk duhet të jepen data për liberalizimin e vizave
Ajo ka thënë se nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim, po se duhet të ketë një proces transformues të vështirë
Shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka thënë se nuk është e drejtë të jepen data për liberalizimin e vizave. Ajo theksoi se liberalizimi varet nga Kosova se sa do ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Ndërsa ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit ka përshpejtuar rrugën e Kosovës për në BE.
Në konferencën e organizuar nga ministria e Integrimit Evropian me temën “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim”, ajo ka thënë se nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim, po se duhet të ketë një proces transformues të vështirë.
Apostolova edhe një herë ka ripërsëritur se reforma më e madhe për Kosovën duhet të bëhet në forcimin e sundimit të ligjit.
Ndërsa ministrja Dhurata Hoxha deklaroi se Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Ajo shtoi se strategjia e BE-së ka konfirmuar se Kosova ka rrugën e ndarë nga Serbia sa i përket integrimit në BE.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











