Kosova
Gjuriq dëbohet në Serbi
Ndërkohë, situata raportohet se është e qetë në Mitrovicë dhe në Prishtinë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pritet të dërgohet në Merdare e më pas të dëbohet nga Kosova.
Ky është lajmi i fundit, pas arrestimit të Gjuriq nga Policia e Kosovës pasi shpërfilli paralajmërimin e organeve kosovare për mos-futje në territorin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Gjuriq në fillim dërgohet në gjykatë e më pas dërgohet në Merdare, në pikën kufitare me Serbinë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, e ka komentuar arrestimin e Marko Gjurqit, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
“Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë. Policia e Kosovës është përkushtuar për t’i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të tyre dhe për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Ndërkohë, situata raportohet se është e qetë në Mitrovicë dhe në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











