X

Na ndiqni:

 Kosova

Raportuesi për Kosovën në PE, Soltes: Liberalizimi i vizave, shumë afër

Igor Soltes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se pas ratifikimit të Demarkacionit, Kosova është më afër se kurrë liberalizimit të vizave

“Pas ratifikimit të Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, qytetarët e Kosovës janë shumë afër që të fitojnë liberalizimin e vizave dhe të lëvizin lirshëm nëpër Evropë”,  ka deklaruar Igor Soltes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Por ai ka shtuar se përkundër kësaj, Kosovën e presin edhe sfida të tjera të vështira në raport me luftimin e krimit dhe korrupsionit, raporton lajmi.net.

“Mbetet të shihet se cilat janë përparimet dhe niveli i reformave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo është ndër pikat kryesore për demokracinë dhe stabilitetin e shoqërisë”, deklaroi Soltes.

Soltes foli edhe për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ku deklaroi se Serbia dhe Kosova kanë pritje dhe interesa të ndryshme në këtë dialog.

“Është bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja të cilat kanë kërkesat e tyre, mirëpo aty janë edhe sistemet ligjore të të dy shteteve të cilat mund të paraqesin pengesë për arritjen e këtyre marrëveshjeve”, deklaroi ai.

Soltes potencoi po ashtu se është shumë e rëndësishme që para paraqitjes dhe arritjes së marrëveshjeve juridikisht obliguese mes dy vendeve, të rishikohet dhe monitorohet sistemi kushtetues i të dy vendeve të përfshira në këto marrëveshje


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë