Kosova
Media zvicerane: Kosova ka problem korrupcionin, tendenca destabilizuese nga Rusia dhe Turqia
Pas prestigjiozes austriake “Der Standard” edhe televizioni zviceran “Srf”, shkruan se Kosova pas demarkacionit ka akoma procedurë për liberalizimin e vizave, njofton albinfo.ch.
“Për liberalizimin e vizave, pas demarkacionit vjen lufta kundër korrupcionit,” shkruan fillimisht në media zvicerane. “Demarkacioni nuk kaloi pa presion. Për politikanët nacionalistë në Prishtinë çdo kilometër katror nëpër male, ishte më e vlefshme se çdo gjë tjetër, edhepse në kufi më Malin e Zi gjatë verës qëndrojnë më së shumti disa duzina dhi dhe dele.”
Tendenca destabilizimi nga Rusia dhe Turqia
Presioni i shtuar njëherë erdhi nga BE, e cila e ka nuhatur që duhet të jetë më aktive në Ballkan, për të neutralizuar tendencat destabilizuese nga Rusia dhe Turqia. Akoma më shumë presione kanë ardhur edhe nga diplomatët amerikanë, të cilët kanë qëllime të njëjta mbi Ballkanin.
Por pyetja që parashtron media zvicerane, është se sa kohë i duhet popullatës kosovare deri te liberalizimi i vizave me zonën Shengen. Në kushtet e liberalizimit të vizave Kosova duhet të qëndrojë aktive kundër korrupcionit të tejhapur. “Bile kjo është arsyeja kryesore se pse vendi nuk del nga varfëria dhe papunësia e lartë.”
Sa shpejt do vendosë BE?
Në fund srf.ch tregon dy mundësitë e BE.
“Nëse BE vendos menjëherë për liberalizimin e vizave, atëherë u jep të drejtë nacionalistëve të majtë për hedhjen e gazit lostjellës. Ata pretendonin se qeveria kërkon ratifikimin e vijës kufitare, duke i dhuruar një pjesë të malit Podgoricës, për të mos bërë asgjë kundër bizneseve të tyre të pista.
Por nëse BE tejzgjat liberalizimin e vizave, atëherë zhgënjen të rinjtë kosovarë, të cilët ndjehen të izoluar dhe kjo do prodhonte skepticizëm potencial ndaj BE.”
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












