Maqedonia
Ivanov nuk ndryshon qëndrim, nuk e nënshkruan Ligjin për Gjuhët
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov mbetet në qëndrimet e tij për ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e tij, kanë thënë për “MIA” nga kabineti i presidentit.
Pas votimit për herë të dytë të Ligjit të gjuhëve në Kuvend, më 14 mars, presidenti Ivanov gjatë paraqitjes së tij tha se nuk do ta nënshkruajë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, pasi këtë nuk ia lejon ndërgjegjja dhe Kushtetuta, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi i ka bërë thirrje presidentit Ivanov që ta dekretojë Ligjin, pasi edhe kushtetuta e obligon presidentin për një veprim të tillë.
Ditë më parë edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se presidenti Ivanov duhet ta dekretojë Ligjin dhe të lejojë që ligji të jetësohet, ndërsa për të deklarohen edhe Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venedikut.
Më 14 mars me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe pa debat rreth amendamenteve u miratua Ligji Gjuhëve. Për Ligjin votuan edhe 24 deputetë të komuniteteve jo shumicë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











