Kosova
Opozita e përçarë nuk mundi të bllokonte demarkacionin, hap i rëndësishëm drejt integrimeve
Përkundër faktit që opozita përdori katër herë me radhë gaz lotsjellës, deputetët e Prishtinës ratifikuan demarkacionin me Malin e Zi. Me këtë shteti ka bërë një hap të rëndësishëm drejt Europës, shkruan prestigjiozja zvicerane “NZZ”.
Prestigjiozja zvicerane shkruan se për dallim nga herëve tjera, opozita nuk mundi të bllokonte ratifikimin. Pas një diskutimi të shkurtër, 80 deputetë votuan “për” dhe vetëm 11 ishin kundër. “E mjaftueshme për të arritur shumicën prej dy të tretave.”
Simboli i bllokadës integruese
Pasi sqarohet se ky votim është hap i rëndësishëm në integrimet europiane, në anën tjetër sqarohet se nacionalistët e majtë të Vetëvendosjes, “dhënien e pak kilometrave katrorë në kufirin e Malit të Zi, e stilizuan në çështje patriotike.” Mos ratifikimi i demarkacionit nga qeveria e mëparshme, ishte shkaku kryesor i zgjedhjeve të parakohshme.
Në fund media zvicerane shkruan për kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili ishte kundër demarkacionit në 2015, por me disa koncensione u arrit marrëveshja mes Podgoricës dhe Prishtinës në shkurt të këtij viti.
Përveç marrëveshjes së shkurtit pak përpara ndodhi përçarja e Lëvizjes Vetëvendosja dhe arrestimi i disa nga deputetët e tyre gjatë votimit të mërkurën – kjo ishte arsyeja që opozita nuk ishte e fuqishme për të bllokuar.
Shkaku kryesor i “përçarjes së Vetëvendosjes është stili autoritar i udhëheqjes së themeluesit të partisë Albin Kurti – dhe përdorimi i metodave luftuese militanteske në parlament.”
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar











