Kosova
Veseli për “CNN”: Do të votojmë sot demarkacionin, nuk dorëzohemi karshi populizmit dhe dhunës
Mediat ndërkombëtare kanë qenë të interesuara për aksionin e Vetëvendosjes dhe kjo vërehet se disa orë pas hedhjes së gazit lotsjellës në parlament, thuajse të gjitha gazetat dhe televizionet në perëndim, por edhe më gjërë, i kanë kushtuar rëndësi ngjarjes.
Televizioni më i madh amerikan, CNN, ka shkruar: “Vetëvendosja po mundohet të bllokojë punën e parlamentit me gazin lotsjellës në Kosovë, që të mos votohet demarkacioni. Kjo është një taktikë e njohur e partisë opozitare.”
Për CNN ka folur edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, përcjell albinfo.ch. “Marrëveshja e demarkacionit do të votohet sot, përkundër tendencave për ta bllokuar iniciativën me metoda të dhunshme të një partie të vogël opozitare,” tha Veseli. “Ne nuk do dorëzohemi përballë dhunës dhe populizmit. Kjo votë do shërbejë për forcimin e sovranitetit të shtetit dhe do zhbllokojmë rrugën tonë drejt integrimit europian.”
CNN që i ka kushtuar një shkrim të gjatë Kosovës në fund thekson se me votimin e demarkacionit pritet të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka cituar edhe deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delawie:
“Më duhet të thënë se sot ka qenë më të vërtetë zhgënjim për mua, sepse mendoj që njerëzit që s’kanë asnjë ide i janë kthyer dhunës politike. Kjo nuk duhet të ndodhë në Kosovë sepse Kosova është më mirë se keq. Kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet evropian, hedhja e gazit lotsjellës nuk është diçka europiane. Më duhet të them se kam respekt të jashtëzakonshëm për të gjithë deputetët që janë në Kuvend duke përdorur mjete demokratike”, citohet Delawie.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











