Kosova
Ndotja e liqenit të Vërmicë, reagon edhe Haskuka
Nëpër rrjetet sociale, kanë qarkulluar fotografi e video ku shihej liqeni e natyra e ndotur në Vërmicë, e mbushur madje me shishe të plastikës e mbeturina tjera të shumta.
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pas këtyre pamjeve tmerruese, ka reaguar duke i bashkëngjitur një fotografi e duke shtuar se kështu tregohet se atdhedashuria është vetëm retorikë, përcjell albinfo.ch.
Haskuka ka thënë se komuna e Prizrenit ka filluar pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave, por megjithatë ato përsëri mbushen njësoj.
“Bërllogu dhe plastika e hedhur në rrjedhën e Drinit të Bardhë akumulohet në Liqenin e Vërmicës duke ilustruar që dashuria ndaj atdheut mbaron tek pragu i shtëpisë. Me e dashtë Kosovën do të thotë mos me hedhur mbeturinat në lumenj apo nga dritarja e veturës në rrugë”, ka shkruar Haskuka.
https://web.facebook.com/117849601746716/videos/731654323699571/
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













