Kosova
Haradinaj: Kosova, e hapur për investimet e huaja
Kompania MNG Group shprehu interesim për investime të mëdha kapitale në Kosovë, me fokus të posaçëm në projektin e gazsjellësit që e lidh Shqipërinë me Kosovën
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova, edhe pse është shtet i vogël, ka potencial të madh ekonomik, e për këtë ka ftuar që të investojnë në vend përfaqësuesit e kompanisë MNG Group, të kryesuar nga Mehmet Nazif Gynal.
Haradinaj theksoi se Kosova ofron kushte të mira bashkëpunimi në kuadër të punës për zhvillimin ekonomik.
“Kosova është një ekonomi e vogël, por me potenciale të mëdha. Jemi të përkushtuar si Qeveri që të ofrojmë kushte të volitshme për të gjithë investitorët e huaj, që ata të ndjehen të sigurt”, tha kryeministri Haradinaj, duke e ftuar delegacionin për investime direkte në fushën e infrastrukturës.
Në njoftim thuhet se kompania MNG Group shprehu interesim për investime të mëdha kapitale në Kosovë, me fokus të posaçëm në projektin e gazsjellësit që e lidh Shqipërinë me Kosovën, por edhe në projekte të mëdha të karakterit publik dhe atij publiko-privat.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










