Tematike
18 vjet burg kosovarit për vrasjen e truprojës
Pasi i del befasisht përpara roja e securitasit , një burrë 57 vjeç, kosovari e qëllon atë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme
Në dhjetor të vitit 1999, kosovari që sot ka 45 vjet kishte sulmuar bashkë me një person tjetër qendrën e bilardos Littke Reno në Langenthal të Bernës. Marrja e plaçkës kishte dështuar pasi që ata nuk kshin mundur të hapnin trezorin, i cili ishte i bllokuar nga punëtorët. Por, pasi atyre u del befasisht përpara roja e securitasit , një burrë 57 vjeç, kosovari e qëllon atë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sot 45 vjeçari kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte mundur të fshihej ploit 9 vjet, ndërkohë që bashkëfajtori konsiderohet ende i arratisur.
Në vitin 2010 Gjykata e Qarkut e dënoi atë me 15 vjet burg. Ai e ka atakuar këtë vendim në Gjykatën e Lartë, e cila vetëm sa ia kishte rritur masën e dënimit në 18 vjet burg. Së fundi, kosovari e kishte shtyrë më tutje lëndën në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale. Kjo e fundit e ka vërtetuar të premten dënimin e Gjykatës së Lartë, kështu që dënimi me 18 vjet burg mbetet valid dhe përfundimtar.
Në ankesën e bërë lidhur me dënimin nga Gjykata e Lartë, kosovari ka thënë veç tjerash se gjykata në fjalë e ka trajtuar në mënyrë jo të drejtë lëndën e tij dhe ka shkelur “prezumimin e pafajësisë”. Sipas versionit të tij, pak para të shtënave ka pasur një përleshje. Pasi atë e kishin shtyrë, kishte kërcitur arma. Ai madje as nuk e ka ditur se revolja kishte qenë e mbushur.
Ndërkaq Gjykata e Lartë kishte menduar ndryshe. Sipas saj, kosovari e ka vrarë rojen nga afërsia prej 110 deri 140 cm duke e qëlluar pikërisht në qafë dhe para kësaj nuk ka pasur kurrfarë përleshjeje. Ndërsa Gjykata Federale në vendimin e saj thotë se gjykata e lartë e ka parë si të dëshmuar një zhvillim të atillë të ngjarjes.
Po kështu instanca më e lartë ka shtuar në vendimin e saj se dorasi, duke qenë një, siç e përshkruan “ish ushtar çlirimtar i UÇK-së kosovare është vështirë të besohet se që ai të mos e ketë ditur se arma ka qenë e mbushur”.
Gjykata Federale ka kundështuar edhe pjesën e ankesës për masën e dënimit. Sepse, i dënuari kishte kërkuar të mos dënohej për vrasje të rëndë por për vrasje nga pakujdesia, me 8 vjet burg. Ndërkaq gykata është përgjigjur se kjo vepër kategorizohet si “vrasje e rëndë” për shkak se ka qenë “veçanërisht e paskrupullt” dhe, vrasja e njeriut me qëllim grabitjen “është një rast tipik i vrasjes së rëndë”.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











