Kosova
Gaxherri për Vetëvendosjen: A jeni parti politike apo organizatë terroriste
Ajo ka kërkuar edhe nga institucionet shtetërore që të vënë drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të jap llogari para drejtësisë se a janë parti politike apo organizatë terroriste.
Ajo ka kërkuar edhe nga institucionet shtetërore që të vënë drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.
“Ata duhet të deklarohen para nesh ose duhet me dhënë llogari në prokurori a janë parti politike, a janë organizatë terroriste sepse në selitë e tyre janë gjetur maska, molotovë, gaz lotsjellës dhe armë të ftohta. Për këtë insistoj çdo ditë jo pse është Vetëvendosje në pyetje, jo pse është një subjekt tjetër, jo i imi, por për kushdo qoftë ne jemi përgjegjës me vu drejtësi në këtë vend, stabilitet, siguri dhe nuk mundemi me u bë hipokritë aty me dal me gjykuar njëri-tjetrin kur selitë tona i kemi të mbushura me armatim edhe kësaj duhet me i vu pikë”, deklaroi Gaxherri, përcjell albinfo.ch.
Sipas saj LDK nuk është pjesë e lojërave të partive politike, prandaj nuk mori pjesë në votimin e mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për vdekjen e Astrit Deharit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










